Njohësit e proceseve zgjedhore në Kosovë vlerësojnë se pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet subjekteve politike lidhur me reformat zgjedhore, mekanizmat përgjegjës duhet të merren edhe me dënimin e kryesve të manipulimeve me vota në zgjedhjet e fundit në vend. Ata shprehin bindjen se pas zbatimit të reformave, zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ato të përgjithshme, teknikisht do të mund të jenë më cilësore.
Me reformat kushtetuese dhe ato në legjislacionin për zgjedhje në Kosovë, nuk do të ndryshojë automatikisht kultura e mosndëshkimit të manipuluesve me vota, thonë njohësit e proceseve zgjedhore në Prishtinë.
Ata theksojnë rëndësinë që marrëveshja politike për reforma zgjedhore të pasojë dhe me një mbështetje politike për dënimin e atyre që kanë manipuluar me vota në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Kosovë.
Ish-kryetari i Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Tahir Rrecaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se me çështjen e ndëshkimit të kryesve të këtyre manipulimeve, duhet të merren më intensivisht gjykatat dhe prokuroritë e caktuara.
“Ndoshta do të ishte e nevojshme të paktën një përkrahje politike për gjykatat, prokuroritë, për PZAP-in dhe KQZ-në lidhur me ndjekjen dhe dënimin e këtyre manipuluesve të votave në zgjedhjet e kaluara, në mënyrë që të ketë një efekt preventiv; në mënyrë që të mos përsëriten manipulimet e njëjta apo të ngjashme në zgjedhjet që do të pasojnë më 2013”, thotë Rrecaj.
Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, me nismën e Prokurorisë së Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa i pati proceduar këtij mekanizmi 133 lëndë, të cilat thuhej se kanë të bëjnë me abuzimin e votës së qytetarëve.
Për manipulim votash në zgjedhjet e 12 dhjetorit, në komunën e Kaçanikut do të gjykohen shtatë ish-komisionarë vendvotimesh, mirëpo ende nuk ka ndonjë informatë të hollësishme lidhur me 133 lëndët, të cilat Prokuroria e Shtetit i ka caktuar si prioritet.
Ish-kryetari i KQZ-së, Zait Xhemalji, thotë se legjislacioni aktual i zgjedhjeve ka mundësuar manipulimet me vota.
“Shumë dispozita të Ligjit zgjedhor kanë qenë pengesë për zgjedhje të mirëfillta dhe u kanë dhënë mundësi të tjerëve që të manipulojnë me zgjedhje. Besoj se me ndryshimet që do të bëhen, do të krijohet një klimë tjetër në krahasim me atë që ka qenë deri më tash”, thekson Xhemajli.
Edhe pse krerët e PDK-së, LDK-së dhe AKR-së janë marrë vesh për reforma zgjedhore, të cilat do të çonin në zgjedhjet presidenciale diku pas një viti e gjysmë dhe në zgjedhje parlamentare diku në vitin 2013, Thaçi, Mustafa e Pacolli ende nuk e kanë caktuar kohën, brenda së cilës do të krijoheshin komisionet përkatëse për reformat në fjalë.
Xhemajli thotë se qysh tani duhet të nisë puna e komisioneve, në mënyrë që të përmbahen afatet e parashikuara kohore për zgjedhje të caktuara në marrëveshjen e arritur.
“Ma merr mendja se është koha dhe momenti; se nuk duhet humbur asnjë ditë për shkak se ato janë shumë të rëndësishme për reformat që do të bëhen në përgjithësi dhe për avancimin e sistemit tonë - qoftë atij politik, qoftë atij zgjedhor”, vlerëson Xhemajli.
Sipas marrëveshjes së arritur për tejkalimin e krizës së fundit institucionale në Kosovë, komisioni, i cili do të merret me ndryshimin e nenit kushtetues që flet për zgjedhjen e presidentit, duhet ta kryejë punën e vet brenda 6 - 9 muajsh, ndërsa komisioni që do të merret me ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, duhet ta përmbyllë punën në një afat prej 8 deri në 12 muajsh.