Gjatë vitit të kaluar janë paraqitur 14 raste të reja me kancer nga komuna e Obiliqit. Një nga shkaktarët e kësaj sëmundjeje, konsiderohet të jetë ndotja e lartë e ambientit në këtë komunë, thotë drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Obiliq, Atifete Shulemaja.
Termocentralet e Korporatës Elektro-energjetike të Kosovës, që gjenden në këtë qytet, konsiderohen të jenë shkaktar kryesor i ndotjes së ambientit.
Sipas Shulemajës, numri i pacientëve, që e frekuentojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare, në krahasim me numrin e banorëve dhe në krahasim me komunat e tjera, është shumë i madh.
”Brenda vitit 2010 është vërejtur një rritje e numrit të të sëmurëve me kancer, derisa janë diagnostikuar 14 prej tyre, numër ky i të prekurve me kancer që në vitet paraprake nuk ka qenë kaq i lartë. Ndërkaq, pacientët tjerë që janë të shumtë, e që e frekuentojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare, janë edhe ata me probleme të zemrës, me probleme të sistemit respirator, e që ndotja e ajrit ndikon drejtpërdrejt në përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore”, bën të ditur Shulemaja.
Ndërkaq, kreu i komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi, shpreh shqetësimet e tij lidhur me situatën e krijuar në këtë qytet. Sipas Krasniqit, në mënyrë të vazhdueshme është bërë apel për situatën e krijuar, derisa përgjigjja nga institucionet përkatëse ka qenë mungesa e buxhetit për të intervenuar në këtë çështje.
”Është e ditur që gjendja ambientale në komunën e Obiliqit është shumë e rëndë, për shkak të ndotësve të termocentraleve dhe kjo del jashtë normave që i kalon dhjetëra herë normat e lejueshme. Ne jemi duke u munduar të ndikojmë në përmirësimin e kësaj gjendjeje shumë të rëndë që është dhe nëpërmjet institucioneve përkatëse të bëjmë presion deri te kryeministri. Por, për fat të keq, presionet tona nuk kanë rezultuar pozitivisht”, shpjegon Krasniqi.
Në anën tjetër, Viktor Buzhala, zëdhënës i Korporatës Energjetike të Kosovës, thotë se ky institucion tashmë ka filluar me tri projekte madhore ambientale në këtë komunë. Buzhala zotohet se në dy vitet e ardhshme, kur edhe do të përfundojnë këto projekte, kjo komunë do të ketë një ambient shumë të pastër. Sipas zëdhënësit Buzhala këto projekte kanë kushtuar rreth 50 milionë euro.
”Aty ku janë të vendosura termocentralet dhe minierat. Tashmë kemi filluar implementimin e projekteve. Ka nisur me stabilizimin e Kodrës së Djerrinës, e që është në implementim e sipër, dhe tani ajo kodër në vend se të jetë gjenerues pluhuri, do të jetë e gjelbëruar komplet. Gjithashtu, do të bëhet edhe largimi i 18 mijë tonelatave të materialit të rrezikshëm, që do të asgjësohet jashtë vendit. Pastaj projekti për transportimin hidraulik të hirit nga Kosova-A drejt minierave të shtjerra, që edhe ky ka qenë një gjenerues i madh i pluhurit”, thotë Buzhala.
Por, Nazif Shala, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Obiliq, thotë se shkalla e ndotjes së ajrit, si dhe cilësia e ajrit nuk janë në përputhje me direktivat që kërkohen nga bashkësia evropiane.
Shala pohon se nuk dihet se sa herë tejkalohen normat e lejuara, pasi që kjo matje nuk bëhet në mënyrë sistematike.
”Në bazë të raporteve që na vijnë nga KEK-u, ndotja e ajrit i tejkalon normat mesatare të lejuara evropiane. Por, kemi informata që sivjet KEK-u do ta zvogëlojë transportin e hirit’, pohon Shala.
Çështja e ndotjes së ajrit në Kosovë ka kohë që është temë debatesh nga më të ndryshmet. Ajo është dëgjuar të përmendet më së shpeshti në diskutimet për ngritjen e një termocentrali të ri dhe standardet që ai duhet t’i përmbushë për të qenë në pajtim me normat ndërkombëtare.