Rreth 50 për qind e buxhetit të këtij viti, është paraparë të shpenzohet për projekte kapitale. Kjo përqindje, sipas ekspertëve të ekonomisë, përveç infrastrukturës rrugore, duhet të shpenzohet në kapacitete prodhuese. Por, ata shprehin nevojën e transparencës gjatë shpenzimit të këtyre mjeteve.
Nga buxheti i Kosovës, prej 1 miliard e 400 mijë euro, parashihet që 572 milionë euro të shpenzohen për projekte kapitale, ose rreth 50 për qind e buxhetit në tërësi.
Kjo shumë e mjeteve, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, do të ishte e mjaftueshme, nëse shpenzohet në mënyrë të duhur dhe transparente.
Muhamet Sadiku, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se Kosova në dy vjetët e fundit ka filluar shumë projekte të mëdha kapitale. Kështu që gjysma e mjeteve nga shuma e investimeve kapitale, sipas tij, do të shpenzohen vetëm për ndërtimin e autostradës Vërmicë- Merdar.
“Sivjet rreth 50 për qind e të hyrave buxhetore, do të orientohen në realizimin e projekteve të infrastrukturës, konkretisht të infrastrukturës rrugore. Në kuadër të këtyre mjeteve, rreth 250 milionë euro, respektivisht gati gjysma e mjeteve të parapara për investime publike, do të orientohen në autostradën e vendit, respektivisht në autostradën Vërmicë - Merdar”, thotë Sadiku.
Edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë prezantimit të projekt- buxhetit, javën e kaluar në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se shumica e këtyre mjeteve do të do të shpenzohen për autostradën “Ibrahim Rugova”, në ndërtimin e rrugëve të tjera që lidhin Prishtinën me qytete të ndryshme të Kosovës, në ndërtimin dhe rehabilitimin e objekteve shkollore, spitaleve, qendrave të mjekësisë familjare dhe shumë projekteve tjera me rëndësi vitale për vendin tonë.
Por, analisti tjetër i ekonomisë, Naim Gashi, thotë se pavarësisht rëndësisë se madhe të këtyre projekteve, ekzekutivi i vendit duhet të ketë në fokus tri prioritete tjera për investime.
“I pari është sektori i bujqësisë, 60 për qind e popullatës në Kosovë është popullatë rurale, e cila merret kryesisht me bujqësi, duhet të jetë sektori i arsimit, për arsye se pjesën dërmuese të popullatës e kemi të re, me perspektivë. Kemi një strukturë mbi 50 për qind të popullatës nën moshën 30-vjeçare, ndërsa investojmë një për qind për rininë”, shprehet Gashi.
Në anën tjetër. Muhamet Sadiku, thotë se shuma e ndarë për investime kapitale duhet të orientohet edhe në hapësirat ku mund të luftohet shkalla e varfërisë.
“Kosova është e përballur, e konfrontuar me shumë nevoja të veta. Ju e dini se problemi i varfërisë më nuk mund të shtyhet. Varfëria dhe problemet sociale janë bërë të papërballueshme. Prandaj, Kosova duhet të gjejë edhe burime të tjera të financimit të projekteve. Sidomos, është jo e zakonshme, që projektet e tilla, siç është autostrada, të financohet ekskluzivisht me mjete buxhetore. Kjo do ta ngushtojë bazën e financimit edhe të projekteve të tjera”, vlerëson Sadiku.
Sidoqoftë, Naim Gashi thekson nevojën e transparencës gjatë shpenzimeve të mjeteve të parapara për projekte kapitale. Në këtë kuadër, Gashi shpreh nevojën e luftimit të korrupsionit, gjatë procedurave tenderuese për projekte eventuale.
“Zakonisht, tenderimi i parasë publike përshkohet edhe me kontestime të procedurave tenderuese, etj. Shkalla e korrupsionit në Kosovë nuk duhet të na frikësojë neve që t’i zvogëlojmë investimet kapitale. Ne duhet t’i rrisim investimet kapitale dhe duhet ta rrisim luftën kundër anomalive, siç është korrupsioni”.
“Pa investime kapitale ne nuk mund të gjenerojmë zhvillim ekonomik, ne nuk mund të gjenerojmë parakushte për inkurajime të investimeve të huaja dhe investimeve të brendshme. Por, krahas rritjes së fondeve për investime kapitale, ne duhet të rrisim dhe të ashpërsojmë luftën kundër korrupsionit”, thekson Gashi.
Ndryshe, buxheti i Kosovës, ka kaluar leximin e parë, javën e kaluar, kurse miratimi përfundimtar pritet që të ndodhë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Në të kundërtën, Kosova mund të futet në krizë buxhetore, pasi më nuk ekzistojnë mekanizma ligjorë që lejojnë shpërndarjen e mjeteve buxhetore, pa buxhet të miratuar.
Lexoni edhe këto:
Kosova rrezikon krizën financiare
Rreziku nga deficiti buxhetor

Krahas rritjes së fondeve për investime kapitale, ne duhet të rrisim dhe të ashpërsojmë luftën kundër korrupsionit.