“Oaza e paqes” e të mbijetuarave të përdhunimeve në Bosnjë
Your browser doesn’t support HTML5
Punëtoria “Të guximshme dhe krenare” është themeluar si grup mbështetës për gratë që i kanë mbijetuar dhunës seksuale gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-1995. Gratë dizajnojnë dhe krijojnë shapka, sixhade, çanta dhe punëdore të tjera. Ato thonë se punëtoria u ka sjellë paqe, gëzim dhe hare. Një gjykatë ndërkombëtare e OKB-së ka vlerësuar se rreth 50.000 gra janë përdhunuar gjatë luftës në Bosnjë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)