Presidenca e Joe Bidenit
Your browser doesn’t support HTML5
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bëri të ditur se do të largohet nga gara presidenciale e këtij viti. Njoftimi vjen pas pakënaqësive në rritje me performancën e tij të dobët në debatin e parë presidencial kundër kandidatit republikan dhe ish-presidentit, Donald Trump. Karriera politike e Bidenit ishte e gjatë rreth pesë dekada - përfshirë 36 vjet të tij si senator dhe dy mandate si zëvendës i presidentit Barack Obama. (Përgatitën: Valona Tela dhe Bujar Tërstena)