Ndëshkime për protestuesit kundër glorifikimit të kriminelëve të luftërave në Ballkan
Your browser doesn’t support HTML5
Rreth 30 vjet pas luftërave ballkanike, udhëheqësit e dikurshëm ushtarakë vazhdojnë ta përçajnë shoqërinë në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Ligji në Bosnje ndalon “glorifikimin” e kriminelëve të luftës, por rrallëherë zbatohet, ndërsa në të dyja vendet ka pllaka dhe murale që nderojnë udhëheqësit e dënuar për krime lufte. Aktivistët që kanë ngritur zërin apo kanë ndërmarrë veprime kundër këtyre nderimeve publike, janë përballur me pasoja ligjore dhe me kërcënime publike. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)