Ukraina sulmohet nga dronët rusë, vritet një person

Një ushtar ukrainas shihet në një pozicion pranë qytetit të Maryinka më 26 dhjetor.

Territori ukrainas u sulmua gjatë natës nga dronët rusë, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës më 27 dhjetor.

Guvernatori i rajonit të Odesës tha se një 35-vjeçar u vra nga mbetjet e një droni të rrëzuar në një zonë banimi.

Ministria e Brendshme tha se katër të tjerë, përfshirë një fëmijë 6-vjeçar, u plagosën.

Këto sulme përfunduan në orët e hershme të mëngjesit të 27 dhjetorit.

Forcat ajrore thanë se dronët u lëshuan nga Gadishulli i Krimesë, i pushtuar nga Rusia, dhe nga rajoni jugperëndimor i Krasnodarit të Rusisë.

Rusia e ka filluar pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

SHIKONI EDHE: Ukraina thotë se ka shkatërruar një anije ruse në Krime