Gaza nën rrënoja

Banorët e Rripit të Gazës kërkojnë të mbijetuar nëpër rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga sulmet izraelite në lagjen Kan Jounis.

Autoritetet palestineze raportuan për mbi 300 njerëz të vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit.

Në mesin e të vrarëve ka edhe fëmijë.

Disa gra vajtojnë në funeralin e dy fëmijëve binjakë të vrarë në sulmet izraelite në Kan Jounis të Gazës.

Sulmet që vazhdojnë, lanë të plagosur gati 2.000 njerëz.

Një ndërtesë tërësisht e rrënuar në qytetin e Gazës.

Një fëmijë duke kaluar pranë rrënojave të një ndërtese.

Një kamion pastron rrënojat rreth ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ajrore izraelite.

Izraeli nisi sulmet pasi militantët palestinezë të Hamasit nisën nga Gaza sulmet kundër caqeve izraelite, më 7 tetor. Mbi 500 njerëz u raportuan të vrarë nga ana izraelite.

Bashkësia ndërkombëtare u bëri thirrje palëve për përmbajtje, ndërsa dënoi ashpër sulmet e Hamasit në drejtim të Izraelit dhe tha se Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje.