Prishtina shijon Festivalin e Gastronomisë

Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin Adem Jashari pak para orës 17:00, kur edhe ka nisur festivali zyrtarisht.

Edhe moti ka qenë në favor të festivalit. Nxehtë.

Këtë vit është duke u mbajtur edicioni i tretë i festivalit.

Në publik janë parë të gjitha moshat, qoftë për të shijuar ushqime, qoftë për muzikë.
Dikush ka bërë edhe selfie, pse jo?
Një tjetër e ka fotografuar ambientin.
Udhëheqës të festivalit kanë thënë se mënyra e pagesës për ushqime do te jetë "cashless" apo 'pa para në dorë’. Për t'i kryer blerjet gjatë festivalit, për t'i provuar ushqimet, ju do të duhet të mbushni kartelën tuaj të festivalit në stacionin e rimbushjes.
Fytyra të gëzuara në festival. Po këndon Armend Rexhepagiqi...
Disa menduan edhe për kamerën tonë.
Të tjerë vallëzuan dhe e shijuan mbrëmjen...