Serbët mblidhen para ndërtesës komunale në Leposaviq

Your browser doesn’t support HTML5

Grupe të serbëve lokalë u mblodhën më 29 maj para ndërtesës së Komunës së Leposaviqit për të kundërshtuar kryetarin e ri të kësaj komune, Lulzim Hetemi. Pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë shtuar praninë e tyre në këtë komunë, sikurse edhe në Zubin Potok dhe Leposaviq, teksa ditëve të fundit janë rritur tensionet në veriun e Kosovës.