Me peticion kundërshtohet ‘pasurimi’ i shtetit përmes produkteve menstruale
Your browser doesn’t support HTML5
Mijëra qytetarë tashmë kanë nënshkruar peticionin e organizatës QIKA kundër taksës 18 për qind për produktet menstruale, duke e konsideruar këtë taksë si diskriminuese. Kërkesa për heqjen e kësaj takse, ose të paktën uljen e saj në 8 për qind, duke i trajtuar këto produkte si esenciale, vjen pas shumë aktivitetesh dhe thirrje të aktivisteve feministe në Kosovë. Derisa këto feministe luftojnë varfërinë menstruale dhe stigmatizimin e këtij procesi biologjik, në raste të rralla disa organizata joqeveritare e kanë të përfshirë në kontratat e punës edhe pushimin menstrual.