Mbi 1 milion njerëz protestuan në Francë, të enjten, kundër reformave të pensioneve. Në Paris, disa protestues që po mbanin maska të zeza u përplasën me policinë, pasi sulmuan të paktën dy restorante, një supermarket dhe një bankë.
Policia, e goditur nga kokteje molotovi dhe sende të forta, përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një mjegull gazi lotsjellës mbuloi një pjesë të Pallatit të Operës, ku protestuesit u mblodhën në fund të marshimit.
Sipas Ministrisë së Brendshme, ishin rreth 1,500 protestues të dhunshëm.
SHIKONI EDHE: Francë: Vazhdojnë protestat dhe grevat kundër reformës në pensioneDhuna shpërtheu edhe në marshime të tjera, veçanërisht në qytetet perëndimore të Nantes, Renes dhe Lorient - ku një ndërtesë administrative u sulmua, si dhe iu vu zjarri oborrit të komisariatit të policisë.
Protesta të dhunshme pati edhe në qytetin në Lion, në juglindje të Francës.
Ministria e Brendshme tha se marshimi në Paris mblodhi 119,000 njerëz, që ishte një rekord për kryeqytetin gjatë protestave kundër reformës së pensioneve.
Sondazhet thonë se shumica e francezëve e kundërshtojnë projektligjin e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, gjë që ai thotë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbë.
SHIKONI EDHE: Pse francezët e refuzojnë ashpër vendimin e Macronit për pensione?Duke u mbështetur me pjesëmarrjen e madhe, sindikatat kërkuan me shpejtësi protesta dhe greva të reja të martën. Ato përkojnë me kohën e vizitës së planifikuar të mbretit Charles III në Francë.
Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, pasi vizitoi selinë e policisë të enjten mbrëma, teksa prostea të dhunshme vazhdonin në disa lagje të Parisit, dha garanci se siguria "nuk përbën problem" dhe monarku britanik "do të mirëpritet".