Iranianët shënojnë 40 ditë nga vdekja e Mahsa Aminit

Your browser doesn’t support HTML5

Turma njerëzish u mblodhën te varri i Mahsa Aminit, vdekja e së cilës shkaktoi protesta antiqeveritare në të gjithë Iranin. Kaluan 40 ditë prej se ajo vdiq në paraburgim në Teheran. Policia e moralit e arrestoi nën dyshimet për shkelje të rregullave të hixhabit. Në Iran, 40-ditëshi shënon fundin e periudhës tradicionale të zisë. (Përgatitën: Valona Tela, Lendi Susuri)