Tre të vrarë nga të shtënat në qendrën tregtare në Kopenhagë
Your browser doesn’t support HTML5
Tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në kryeqytetin e Danimarkës, në Kopenhagë. Të shtënat ndodhën në orët e vona të pasdites së 3 korrikut, në një nga qendrat tregtare më të mëdha të vendit në periferi të kryeqytetit danez, ndërsa policia arrestoi një 22-vjeçar të dyshuar si përgjegjës për sulmin e së dielës. (Përgatitën: Besmir Nenaj dhe Arben Hoti)