Punëtorët protestojnë
Punëtorë të shumtë të sektorit publik kanë protestuar më 20 maj në Prishtinë.
Ndër kërkesat e protestuesve ishte edhe vlerësim i punës së tyre.
Kërkesë kryesore e protestuesve ishte rritja e pagave.
Protesta u karakterizua me pjesëmarrje masive.
Pjesë e protestës ishin edhe zjarrfikësit.
Protesta u organizua nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
Sindikalistët i kërkuan “Qeverisë që t’i hapë dyert e dialogut social”.
Një tjetër pamje nga protesta e organizuar nga BSPK-ja, më 20 maj në Prishtinë.
Punëtorët e sektorit publik kërkojnë 100 euro rritje page deri në miratimin e Ligjit për paga.
Pjesëmarrës në protestë ishin edhe punëtorët e sistemit shëndetësor, ata të Doganës dhe administratës publike.
Edhe ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale është një prej kërkesave.
Protestuesit paralajmëruan veprime më të rënda sindikale nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj, duke folur para protestuesve.
Për mbarëvajtjen e protestës u kujdes Policia e Kosovës.
Policia para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës derisa po mbahej protesta.