Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shprehur shqetësimin lidhur me sulmin ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, për të cilat autoritetet e Kosovës kanë raportuar më 15 prill.
Ai ka paralajmëruar që “të mos bëhen spekulime që do të rrisin tensionet dhe do të dënojmë çdo përpjekje për të penguar këtë punë thelbësore”.
“Ambasada e SHBA-së është shumë e shqetësuar nga raportimet për shtënie me armë dhe gurë të hedhur në drejtim të organeve të rendit afër Zubin Potokut. Këto sulme ndodhen derisa autoritetet sovrane, përgjegjëse për të mbajtur paqen dhe sigurinë, po i kryenin detyrat e tyre zyrtare. Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të turpshme, të pajustifikueshme. Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës”, ka shkruar ambasadori Hovenier në Twitter.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media, të premten, më 15 prill, kanë bërë të ditur se është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit, teksa ishte nisur për të marrë detyrën në pikat kufitare me Serbinë.
Ai ka theksuar se “grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë”.
SHIKONI EDHE: Dënohet sulmi ndaj Policisë së Kosovës në veriKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në Twitter ka reaguar lidhur me sulmet kundër Policisë së Kosovës në veri. Duke cituar burimet që kanë identifikuar sulmin e së enjtes, "të ardhur nga Serbia", Kurti i ka bërë thirrje Serbisë që "të distancohet nga sulmet e dhunshme terroriste ndaj policisë sonë, disa prej të cilëve ishin serbë të Kosovës".
Edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër at që e ka cilësuar “sulm të dhunshëm ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në Komunën e Zubin Potokut”, në orët e hershme të 15 prillit.
Zyra e bllokut evropian në Prishtinë u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin spekulimet e panevojshme, të cilat mund të nxisin edhe më shumë tensionet.