Ukraina zhvarros viktimat nga varrezat masive në Buça

Your browser doesn’t support HTML5

Autoritetet ukrainase kanë zhvarrosur dhjetëra trupa nga varrezat masive në Buça. Ata më pas do të kryejnë teste të forenzikës dhe do të përgatiten t’i varrosin trupat. Ka prova bindëse që trupat ruse kanë kryer krime lufte në këtë qytet që gjendet në periferi të Kievit. Kreu i Policisë Kombëtare të Ukrainës i tha REL-it më 8 prill se shumë prej viktimave ishin qëlluar në kokë. (KUJDES: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues).