Biden: Putin është "diktator vrasës"

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, “diktator vrasës” dhe “bandit të vërtetë”, teksa ka folur në “Drekën e Miqve të Irlandës”, të organizuar nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Senatit amerikan, Nancy Pelosi, në Uashington, të enjten e 17 marsit. Biden ka falënderuar Irlandën për qëndrimin e saj krah Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar kundër Putinit, i cili, sipas udhëheqësit amerikan, “po zhvillon një luftë amorale kundër popullit të Ukrainës”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)