Mijëra protestues kundër luftës në Ukrainë arrestohen në Rusi

Your browser doesn’t support HTML5

Mbi 3,500 protestues kundër luftës në Ukrainë raportohet se janë arrestuar të dielën në mbarë Rusinë, ka raportuar agjencia e lajmeve ruse Interfax, duke cituar Ministrinë ruse të Brendshme.

Sipas organizatës monitoruese, OVID-Info 4,858 persona u arrestuan në 59 qytete ruse. Kjo organizatë shtoi se numri mund të jetë më i madh pasi policia ka arrestuar më shumë persona sesa në listën e publikuar.

Ministria e Brendshme tha se 1,700 janë arrestuar në Moskë, ndërkaq 750 të tjerë në Shën Petersburg. Sipas autoriteteve, mijëra persona morën pjesë në "protesta të paautorizuara", raportoi TASS.

Protestuesit në Moskë dhe Shën Petersburg brohoritën "Jo luftës" dhe "Turp ju qoftë", sipas videove të publikuara në rrjetet sociale.

Your browser doesn’t support HTML5

Reagimi i rusëve kur atyre iu shfaqën fotografi nga Ukraina

Sipas organizatës OVD-Info, 10,946 persona janë arrestuar deri më tani në protestat kundër luftës në Ukrainë, që prej se Moska urdhëroi pushtimin e këtij shteti më 24 shkurt.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.