Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Portugali

Distria Krasniqi dhe trajneri i saj Drtion Kuka.

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medalje të artë në garën “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Krasniqi mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz.

Vitin e kaluar Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.

Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall "Xhudistja më e mirë në botë" nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

SHIKONI EDHE: Viti i artë i Norës dhe Distrisë

Përzgjedhja e saj u bë nëpërmjet një votimi të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.