Moska ka futur në listën e zezë edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë evropianë duke ua ndaluar atyre hyrjen në Rusi në përgjigje të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.
Veprimi i Moskës prekë prek stafin nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organet legjislative dhe ekzekutive, bëhet e ditur në një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Federatës Rase.
Your browser doesn’t support HTML5
Ndryshe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, Moska nuk përmend emrat e individëve të sanksionuar dhe disa mësojnë vetëm kur arrijnë në kufi se masat ndaj tyre janë në fuqi, kur atyre u ndalohet hyrja dhe kthehen në shtëpi.
Moska zyrtare akuzoi Evropën për një "politikë të paligjshme, shkatërruese dhe të pakuptimtë të kufizimeve të njëanshme kundër Rusisë", raporton DPA.
Ndalimet e hyrjes duket se janë të lidhura me sanksionet e BE-së ndaj rusëve që kërkojnë të zbatojnë ligjet e Moskës në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në 2014.
SHIKONI EDHE: Blinken për REL: Rusia përballet me pasoja masive nëse vazhdon agresionin ndaj UkrainësJavëve të fundit tensionet mes Rusisë dhe në veçanti SHBA-së u tensionuan pasi shteti rus vendosi rreth 100 mijë trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën, për të cilën administrata amerikane tha se mund të pushtohet deri në mes të muajit shkurt.
Rusia ka mohuar vazhdimisht se është duke u përgatitur për të pushtuar ushtarakisht Ukrainën.