'Blindohet' Almati

Një pamje e përgjithshme tregon një automjet të djegur para një ndërtese qeveritare, po ashtu, të djegur në qendër të Almatit, më 7 janar 2022.

Oficerë policie arrestojnë një demonstrues gjatë një tubimi jashtë ndërtesës së Parlamentit kirgiz, në Bishkek, pas vendimit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive për të dërguar një kontingjent paqeruajtës në Kazakistan, 7 janar 2022.

Kjo fotografi e bërë më 7 janar 2022 tregon rrethojat e dëmtuara të një ndërtese administrative në qendër të Almatit, pas protestave të dhunshme në Kirgiztan kundër rritjes së çmimit të karburanteve.  

Një pjesëtar i shërbimit kazak duke ecur afër një transportuesi të blinduar pas protestave të shkaktuara nga rritja e çmimit të karburantit, qyteti Almati, Kazakistan, 7 janar 2022. 

Personeli i shërbimit kazak duke patrulluar në një shesh në qendër të Almatit pas protestave vdekjeprurëse në Kazakistan, 7 janar 2022.

Personeli i shërbimit kazak në një pikë kontrolli pas protestave të shkaktuara nga rritja e çmimit të karburantit, Almati, Kazakistan, 7 janar 2022.

Oficerët kazakë duke bërë roje në një rrugë në Nur- Sulltan.

Fotografi e publikuar më 7 janar 2022 nga Ministria ruse e Mbrojtjes, tregon një pamje nga ajri të automjeteve ushtarake ruse që presin të ngarkohen në një aeroplan transportues për t'u nisur në Kazakistan.

Kjo fotografi e publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes më 6 janar 2022 tregon një mjet ushtarak rus duke dalë nga një aeroplan mallrash pas uljes në Kazakistan.

Ushtarë armenianë duke hipur në bordin e një aeroplani transportues ushtarak drejt Kazakistanit, Jerevan, 7 janar 2022.

Automjete të dëmtuara në protestat e dhunshme në qytetin Almati, Kazakistan, 7 janar 2022.

Protestë në Gjerogji në përkrahje të protestuesve në Kazakistan, 7 janar 2022.

Protestuesit në Gjeorgji mbajnë pankarta me mbishkrimin "Putin duart larg nga Kazakistani"   

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se ka lëshuar urdhër për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të shtëna me armë zjarri pa dhënë paralajmërim. Nur-Sulltan, 7 janar 2022.

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, gjati takimit me shtabin kundër terrorizmit në Akorda. Nur-Sulltan, 7 janar 2022.