Për reduktimet e rrymës të cilat zgjasin më shumë se dy orë, Ministria e Ekonomisë është duke përgatitur një dosje. Dosja bazohet mbi raportimet e qytetarëve dhe dyshimeve të tyre për vërtetësinë e problemeve teknike.
Për të gjitha këto probleme, Ministria e Ekonomisë do t’i drejtohet Policisë së Kosovës.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një sqarim në llogarinë e saj në Facebook tha se ky veprim është ndërmarrë pasi shumë qytetarë shprehën dyshimet e madje paraqitën fakte se reduktimet e rrymës zgjasnin më shumë se dy orë.
SHIKONI EDHE: Rizvanolli: Situatë më e rënduar sesa që është planifikuar“Duke pasur parasysh që shumë qytetarë kanë shprehur dyshimet e tyre mbi vërtetësinë e problemeve teknike për reduktimet e zgjatura, Ministria e Ekonomisë është duke përgatitur një dosje me të gjitha raportimet për t’i dërguar në Policinë e Kosovës për të hetuar rastin. Ndër të tjera, në këtë dosje janë të përfshira edhe disa foto të cilat janë dërguar nga qytetarë ku vërehet heqja e disa siguresa nga trafot e rrymës, si dhe dyshimet nga ana e qytetarëve në lidhje me heqjen e qëllimshme të një faze në disa vende duke e zvogëluar ngarkesën e rrjedhimisht duke e bërë ngrohjen në disa vende jo funksionale. Nga Inspektorati i Energjisë kam kërkuar të kenë vigjilencë dhe angazhim të shtuar për të monitoruar situatën”, ka shkruar Rizvanolli.
Sipas Rizvanollit, plani i reduktimeve parasheh 8 orë furnizim me energji elektrike dhe 2 orë pa furnizim dhe se kjo duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë.
SHIKONI EDHE: Kosova në terr