Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, njoftoi se më 26 nëntor, 17 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, nga gjithsej 1.263 mostra të testuara për COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 157.748.
SHIKONI EDHE: Disa shtete mbyllin kufijtë si pasojë e variantit të ri të COVID-19Në anën tjetër, që nga fillimi i vaksinimit, sipas Ministrisë së Shëndetësis,ë deri tash janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës, derisa 759.901 qytetarë janë imunizuar me dozën e dytë.
Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Të drejtë të vaksinimit kanë personat mbi 12 vjeç.
Në Kosovë jepen vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca dhe qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin se cilën prej këtyre dy vaksinave duan ta marrin.