Pa marrëveshje, veriu vazhdon të jetë i bllokuar

Your browser doesn’t support HTML5

Rrugët drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi në Jarinjë dhe Bërnjak po vazhdojnë të jenë të bllokuara tash e 11 ditë. Të mërkurën, Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar bisedime me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, në përpjekje për të gjetur zgjidhje të krizës. Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se është arritur një draft marrëveshje, por pala serbe ende nuk e ka dhënë pëlqimin. Nga BE-ja i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se negociatat do të vazhdojnë edhe të enjten.