“Vrasja e grave të trajtohet me urgjencë”

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj M.O. 

Vrasja e grave në Kosovë është kërkuar "të trajtohet si urgjencë kombëtare".

Deri në qershor të vitit 2021, sipas Policisë së Kosovës, u shënuan dy raste të vrasjes së grave, ndërsa në vitin 2020 ishin vrarë shtatë gra.

Sipas të dhënave vetëm deri në qershor të vitit 2021, u shënuan 1,132 raste të dhunës në familje, 1,063 viktima nga këto raste ishin gra.

Protesta e revolta në rrugë kundrejt vrasjes së grave në Kosovë po shihet si reagim i pashmangshëm ndaj fenomenit

Gjatë protestës, disa nga pjesëmarrësit i kanë hedhur ngjyrë të kuqe objektit të Qeverisë së Kosovës.