Futbollisti i Danimarkës, Christian Eriksen, është në spital dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Ai u sëmur të shtunën (12 qershor) gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandën në kuadër të Kompionatit Evropian të Futbollit.
Mesfushori i Inter Milan ra në tokë në Parken Stadium në Kopenhagë në minutën e 42-të të lojës.
Mjekët intervenuan menjëherë në fushë para se 29 vjeçari të dërgohej në spital.
SHIKONI EDHE: Futbollisti Eriksen sëmuret në fushë, ndërpritet ndeshja e Danimarkë-FinlandëEriksen nuk ka pasur më herët probleme me zemrën, tha ish-kardiologu i tij.
Doktor Sanjay Sharma i Universitetit Shën Gjorgje të Londrës tha se Eriksen kishte kryer testet normale që nga viti 2013.
"Thash, O zoti im! A mund të ketë pasur diçka që nuk e kemi parë? Pastaj shikova të gjitha rezultatet e analizave dhe gjithçka dukej e përsosur", tha Sharma për The Mail.
Pasi futbollisti u sëmurë ndeshja u pezullua për të rifilluar pas rreth dy orësh. Finlanda fitoi 1-0.