Të hënën në Kosovë janë regjistruar edhe 11 viktima nga koronavirusi i ri, i cili u zbulua për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, viktimat janë shënuar në Gjilan 3 raste, me nga dy raste Gjakova dhe Mitrovica, si dhe Drenasi, Peja, Prishtina dhe Suhareka me nga një rast.
Me këtë shifër numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 2.140.
Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët privatë dhe publik janë testuar 1.559 mostra prej të cilave 154 kanë dalë pozitive.
Pra, 9.8 për qind e të testuarve kanë rezultuar si të infektuar me koronavirus.
Bazuar në të dhënat zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 545 pacientë ndërsa raste aktive janë 10.084.
Në Kosovë rastet e para me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi janë paraqitur në mars të vitit 2020. Që nga ajo kohë dhe deri më 26 prill janë regjistruar 104.196 persona të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 91.972 janë shëruar.