Mbi tre milionë të infektuar me koronavirus në Gjermani

Pamje nga Berlini.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Gjermani ka arritur në mbi tre milionë, njoftoi Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive, Robert Koch.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, ka arritur në 78.452, thuhet në njoftim.

Javën e kaluar autoritetet regjistruan një shkallë prej 136.4 të infektuar për 100.000 banorë.

Në periudhën e fundit, Gjermania ka shënuar rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirus pavarësisht se vendet kulturore, restorantet dhe objektet tjera janë të mbyllura për muaj të tërë.

Autoritetet shëndetësore paralajmëruan të premten se spitalet mund të mbingarkohen pa masa më të ashpra kombëtare për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.