Vdiq princi Philip, duka i Edinburgut

Princi Philip

Princi Philip, burri i mbretëreshës britanike Elizabeth II, vdiq në moshën 99-vjeçare, njoftoi të premten Pallati Bukinghem.

Princi ishte martuar me princeshën Elizabeth më 1947, pesë vjet para se ajo të bëhej mbretëreshë.

Çifti ka katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe dhjetë stërnipër.

“Me pikëllim të thellë, madhëria e saj, mbretëresha, ka njoftuar për vdekjen e burrit të saj të dashur, lartmadhërisë së tij, princit Philip, dukës së Edinburgut”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Pallati Bukinghem.

“Lartmadhëria e tij vdiq paqësisht këtë mëngjes në Kështjellën Uindsor”, thuhet në njoftim.

Princi Philip ka lindur në ishullin grek të Korfuzit më 10 qershor, 1921.