Në Mianmar, që prej puçit ushtarak më 1 shkurt, të paktën 43 fëmijë janë vrarë nga ushtria, tha organizata Save the Children.
Ky grup për të drejtat e fëmijëve tha se situata në Mianmar – që njihet ndryshe edhe si Birmani – është një “ankth”, ku nga dhuna, viktima më e re ka qenë 7 vjeç.
Në Mianmar, që prej puçit ushtarak të shkurtit, po organizohen protesta masive dhe këto protesta po karakterizohen me shtypje të dhunshme nga forcat e rendit.
Një grup monitorues lokal tha se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 536.
Ushtria ka arrestuar lideren de fakto të vendit, Aung San Suu Kyi dhe anëtarët e partisë së saj.
Protestuesit në Mianmar po kërkojnë rikthimin e demokracisë. Policia ndaj tyre po përdor topa uji, plumba gome dhe municion.
Dita më e përgjakshme e protestave deri më tani ka është 27 marsi, ku forcat e rendit vranë mbi 100 persona.