Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka vënë në dyshim dekretimin e kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti. Para fillimit të seancës për votimin e qeverisë së re nga ana e Kuvendit të Kosovës, Gashi tha se LDK-ja nuk do votojë qeverinë Kurti.
“Sepse kemi një person që është dekreduar që të jetë kryeministër i vendit, ndërkohë kemi një qeveri dhe një kuvend ka ra, pse një deputetë ka qenë i dënuar për vepër penale. Pra personi që është dekretuar është person më precedent penal, i dënuar dhe dënimi i tij nuk ka skaduar”, tha Gashi.
Albin Kurtit iu pamundësua që të garojë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, për shkak të një dënimi më 2018.
Më 3 janar, 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi u dënuan me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë.