Marsh kundër “patriarkatit që vret”

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Prishtinë u mbajt marshi tradicional "Marshojmë, s'festojmë". 

Pjesëmarrësit marshuan në qendër të qytetit të Prishtinës duke kërkuar "një jetë pa dhunë e shtypje". 




"Vrasja e grave është politike", shkruan në këtë pano të vendosur në një ndërtesë në Prishtinë. Në Kosovë, vitet e fundit është rritur numri i rasteve të dhunës ndaj grave, ku disa raste kanë përfunduar me fatalitet. 

Pjesëmarrëset thanë se institucionet nuk e marrin seriozisht "jetën e grave". 

Më 8 Mars, gratë kërkuan që të hetohen rastet e dhunës ndaj grave. 

"Drejtësi për gratë" është mesazhi që përcjell kjo protestuese. 

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në vitin 2020 janë raportuar 1.362 raste të dhunës në familje, ku viktimat kryesisht kanë qenë gra. 
 

 

Përmes këtij shkrimi kërkohet që gratë mos të heshtin. Sipas organizatoreve të këtij marshi, burrat do të ushtrojnë dhunë e terror mbi gratë, për sa kohë që nuk ç'rrënjoset "sistemi patriarkal, i cili na shtyp e vret". 


 

"Personalja është politike" dhe "Stop racizmi" janë disa prej mbishkrimeve që u panë në këtë marsh. 

Ky marsh u mbajt në kohë pandemie, andaj edhe pjesëmarrësit kishin maska për t'u mbrojtur nga koronavirusi. 

Përveç panove me mesazhe kundër dhunës ndaj grave, pjesëmarrësit mbanin edhe tenxhere dhe lugë me të cilat bënin zhurmë. 

Kosova është shteti që ka nivelin më të ulët të punësimit të grave në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 


 

"Marshojmë, s'festojmë" është mbishkrimi i maskës së kësaj gruaje. 

Disa prej mesazheve për 8 Marsin. 

8  Marsi shënohet që nga viti 1908 kur mbi 15,000 gra marshuan në rrugët e Nju Jorkut për të kërkuar orar më të shkurtër pune, paga më të mira dhe të drejtë vote.