Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dhe dy ish-ndihmës të tij u dënuan me nga tre vjet burgim - dy prej tyre me kusht - nën akuzat për korrupsion.
Sarkozy, 66 vjeç, u gjet fajtor për përpjekje për të korruptuar gjyqtarin Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako, në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal në partinë e tij politike.
Sipas prokurorëve, skandali ka dalë në pah pas përgjimit të bisedave midis Sarkozyt dhe ish-avokatit të tij, Thierry Herzog, pasi ish-presidenti ka mbaruar mandatin, në vitin 2012.
Herzog dhe Azibert morën të njëjtin dënim.
Gjykatësi tha se Sarkozy mund ta vuajë dënimin në shtëpi, me një etiketë elektronike.
Ish-presidenti, i cili e mohon çdo keqbërje, pritet të apelojë.
SHIKONI EDHE: Sarkozy i quan “shpifje” akuzat ndaj tijAi është presidenti i dytë në historinë moderne të Francës, pas Jacques Chirac, që akuzohet për korrupsion.
Chirac ka vdekur në vitin 2019.