Sulmet ajrore amerikane të 26 shkurtit, kundër milicive të mbështetura nga Irani në lindje të Sirisë, do të inkurajojnë terrorizmin në rajon, tha një zyrtar i lartë i sigurisë së Iranit.
Uashingtoni tha se ka kryer sulme ajrore ndaj pozicioneve të milicive pro-iraniane në Sirinë lindore, në afërsi të kufirit me Irakun, në përgjigje të sulmeve me raketa kundër caqeve amerikane në Irak.
“Veprimet e fundit të Amerikës forcojnë dhe zgjerojnë aktivitetet e grupit terrorist Daesh (Shteti Islamik) në rajon”, tha Ali Shamkhani, anëtar i Këshillit Suprem të Iranit.
Ai këto komente i bëri gjatë takimit në Iran me ministrin e Jashtëm irakian, Faud Hussein.
“Sulmi ndaj forcave rezistencës kundër terroristëve është fillimi i një raundi të ri të terrorizmit të organizuar”, citohet të ketë thënë ai, transmeton Reuters.
SHIKONI EDHE: Biden miraton sulme kundër milicive pro-iraniane në SiriZyrtarët e milicisë irakiane kanë thënë se nga sulmet ajrore të 26 shkurtit është vrarë një luftëtar dhe janë plagosur katër të tjerë.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka thënë se do të veprojë në mënyrë që të shmanget një përshkallëzim i madh i situatës në këtë rajon.
Shamkhani tha se “ne do ta konfrontojmë planin e SHBA-së për të ringjallur terrorizmin në rajon”, por nuk dha më shumë detaje.
SHIKONI EDHE: Siria dënon sulmet amerikane kundër milicive pro-iranianeZyrtarët perëndimorë dhe disa zyrtarë irakianë kanë fajësuar grupet e mbështetura nga Irani, se janë përfshirë në sulmet vdekjeprurëse me raketa mbi caqe të SHBA-së në Irak gjatë muajit të fundit.