Seiko Hashimoto e Japonisë u emërua presidente e Lojërave Olimpike "Tokio 2020", pasi paraardhësi i saj dha dorëheqje, për shkak të komenteve seksiste.
Hashimoto është vetë fituese e medaljeve olimpike shtatë herë dhe ka qenë ministre e Olimpiadave e Japonisë në të kaluarën.
Ish-shefi Yoshiro Mori dha dorëheqje më 12 shkurt, pasi u citua të ketë thënë se gratë flasin shumë dhe se takimet me shumë drejtoresha të bordeve “do të marrin shumë kohë”.
SHIKONI EDHE: Tërhiqet shefi i Olimpiadës për shkak të komenteve për gratëFillimisht u propozua një tjetër burrë për ta zëvendësuar atë, por propozimi hasi në kundërshtime.
Bordi i Komitetit Olimpik i Japonisë aktualisht ka 24 anëtarë, pesë prej të cilëve janë gra.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e mirëpriti emërimin e Hashimotos.
Presidenti Thomas Bach tha se Hashimoto ishte “zgjedhja perfekte” dhe se përvoja e saj politike “do të ndihmojë për të zhvilluar Lojëra të sigurta dhe të suksesshme”.
Lojërat Olimpike Verore do të fillojnë më 23 korrik.
Ato janë shtyrë nga viti i kaluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.