Shoqata Ndërkombëtare e Lezbikeve, Homoseksualëve, Biseksualëve, Transgjinorëve dhe Ndërseksualëve, tha se gjuha e urrejtjes dhe ajo homofobike është në rritje në mesin e politikanëve evropianë.
Në raportin e saj të botuar më 16 shkurt, kjo shoqatë tha se gjatë vitit të fundit politikanët kanë sulmuar verbalisht personat e komunitetit LGBT në 17 vende të Evropës dhe Azisë Qendrore.
Një rritje e prirjes së politikanëve për sulme verbale ndaj komunitetin LGBT është vërejtur edhe në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Azerbajxhan, Moldavi dhe Rusi.
Te pjesa e Kosovës, raporti thotë se disa anëtarë të partisë më të madhe, Vetëvendosje kanë bërë deklarime negative në lidhje me fushatën e ndërgjegjësimit për barazinë martesore të organizuar nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut.
Në tetor, thotë raporti, Leonora Shabani-Bajraktari ,një anëtare e Asamblesë Komunale të Prishtinës nga Vetëvendosje, e quajti fushatën “të ekzagjeruar dhe të panevojshme”.
Gjithashtu në muajin tetor, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se ai dëshiron të mbrojë institucionin e familjes. Lushtaku gjatë një seance parlamentare për shqyrtimin e Kodit Civil ka dhënë informacione të rrejshme për “mirëqenien e fëmijëve në struktura të shumëllojshme të organizimit familjar”.
SHIKONI EDHE: Këshilli i Evropës i thotë Polonisë të ndalojë "stigmatizimin" e komunitetit LGBTIMe theks të veçantë raporti potencon Poloninë, pasi politikanët nacionalist të partisë në pushtet, gjatë fushatave zgjedhore, kanë kritikuar “ideologjinë e LGBT-së”.
Ndër vendet tjera që përmenden në raport është edhe Hungaria, ku personave transgjinorë vitin e kaluar iu ndaluan të ndryshonin ligjërisht gjininë.
"Situata me të drejtat e komunitetit LGBT në Bullgari dhe Rumani mund të përkeqësohet këtë vit ndërsa në Turqi, politikanët e partisë në pushtet kishin sulmuar vazhdimisht personat LGBT", tha Evelyne Paradis, drejtoresha ekzekutive e shoqatës.
Raporti sjell edhe detaje tjera nga hulumtimi që është bërë për gjuhën e urrejtjes ndaj këtij komuniteti gjatë vitit të kaluar.
SHIKONI EDHE: Komuniteti LGBT përballet me "diskriminim të vazhdueshëm"Gjuha e urrejtjes në mediat sociale është rritur në Malin e Zi, Rusi dhe Turqi. Në Bjellorusi dhe Ukrainë, disa udhëheqës fetarë kanë fajësuar njerëzit LGBT për pandeminë e koronavirusit.
"Ekziston një rritje e gjuhës së urrejtjes në veçanti ndaj njerëzve transgjinorë. Kjo po raportohet gjithnjë e më shumë në të gjithë rajonin" tha Paradis.