Fikni pajisjet 5G gjatë fluturimit, thotë agjencia franceze

Harta e Evropës.

Autoriteti francez i aviacionit civil (DGAC) ka thënë se gjenerata e re e telefonave të mençur 5G mund të ndikojnë në sistemin e aeroplanëve gjatë fluturimit.

Prandaj, ky institucion rekomandon që telefonat e tillë të fiken gjatë fluturimit.

"Përdorimi i pajisjeve 5G në aeroplan mund të rrezikojë apo të ndërhyjë në atë mënyrë që të bëhen gabime në leximin e lartësisë", i tha AFP një zëdhënës i agjencisë.

Agjencia tha se pajisjet e tilla mund të shkaktojnë gabime në sistemin e aeroplanit që është shumë i rëndësishëm gjatë uljes. Prandaj thirrja e saj është që pajisjet 5G të fiken plotësisht ose të vendosen në “airplane mode" gjatë fluturimit.

Gabim në server

Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!

Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web

Për shumë kohë, shumica e vendeve kanë kërkuar që telefonat e mençur të fiken ose të vendosen në modalitetin e aeroplanit, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

DGAC gjithashtu tha se ka vendosur kushte për pozicionimin e stacioneve të rrjetit 5G në mënyrë që të kufizonte rreziqet e ndërhyrjeve gjatë uljes në aeroportet franceze.

Fuqia e këtyre stacioneve afër aeroporteve është e kufizuar, tha agjencia. Autoritetet kanë bërë testime duke filluar nga fundi i vitit të kaluar pasi në atë kohë operatorët e telekomunikacionit e morën lejen për të filluar shpërndarjen e shërbimeve 5G.