Kremlini i ka quajtur “absurde” akuzat e Francës se hakerët rusë të lidhur me agjencitë e intelegjencës kanë kryer sulme kibernetike ndaj disa organizatave franceze.
Në një raport të bërë publik më 15 shkurt, agjencia qeveritare franceze e sigurisë kibernetike ka thënë se hakerët rusë kanë kryer sulme kibernetike në Francë. Ky vlerësim vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve ndërkombëtare për krimet e pretenduara kibernetike dhe të spiunazhit nga ana e agjencive ruse.
Përshembull, qeveria amerikane ende po merret me pasojat e sulmit më të madh kibernetik në histori, për të cilin ka fajësuar forcat ruse të sigurisë.
SHIKONI EDHE: Europol shkatërron një rrjet të sulmeve kibernetikeAgjencia Kombëtare për Sigurinë e Sistemeve të Informacionit në Francë tha se sulmi është bërë pasi hakerat kishin përfituar nga një dobësi në monitorimin e programeve të shitura nga kompania Centreon, me bazë në Paris. Sipas autoriteteve franceze, sulmet kibernetike kanë nisur që nga fundit i vitit 2017 dhe kohëzgjatja e tyre vlerësohet të jetë deri në vitin 2020.
Nuk janë bërë të ditura organizatat apo institucionet që janë prekur nga këto sulme kibernetike, por vetëm është thënë se ato shënjestruan kryesisht "ofrues të teknologjisë së informacionit, më saktësisht ofrues të mbajtjes së faqeve në internet".
“Rusia nuk ka pasur, nuk ka dhe kurrë nuk do të përfshihet në krimin kibernetik”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Në fillim të kësaj jave, kreu i kompanisë Microsoft tha se fushata e sulmeve kibernetike që shënjestroi agjencitë qeveritare të SHBA-së ishte "ndoshta sulmi më i madh dhe më i sofistikuar që bota ka parë ndonjëherë".
SHIKONI EDHE: SHBA paralajmëron për "rrezik të madh" nga sulmet kibernetike