Gjiganti farmaceutik Johnson & Johnson, u ka kërkuar rregullatorëve amerikanë autorizim urgjent të vaksinës që ka prodhur kundër koronavirusit.
Nëse miratohet, ajo do të jetë vaksina e tretë e qasshme në Shtetet e Bashkuara dhe një gjë e tillë mund të ndikojë në zgjerimin e programit të vaksinimit.
Kjo vaksinë ofron përparësi logjistike, sepse për dallim nga vaksinat e kompanive, Pfizer/BioNTech dhe Moderna, vaksina e kompanisë Johnson & Johnson nuk duhet të merret në dy doza dhe as nuk ka nevojë të transportohet në temepratura tejet të ulëta.
Një doze e kësaj vaksine ka treguar mbrojtje prej 66 për qind, ka thënë Johnson & Johnson.
Rregullatorët duhet të analizojnë tani të dhënat. Një komitet i Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe do të konsiderojë aplikimin më 26 shkurt.
SHIKONI EDHE: Pasaportat COVID-19: Rrugë drejt normalitetit apo krijimit të problemeve të reja?Johnson & Johnson planifikon të bëjë aplikim të njëjtë edhe te rregullatorët evropianë.
Ky lajm ka ardhur teksa Kryqi i Kuq ka nisur fushatë për të siguruar 500 milionë vaksina për vendet e vafra.
Deri më tani, në gjithë botën janë shpërndarë rreth 115 milionë vaksina, mirëpo pjesa më e madhe e këtyre dozave kanë shkuar për vendet e pasura.