Në Shkup protesta kundër akuzave

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shkup është mbajtur një protestë nga familjarët e të akuzuarve për rastin e njohur si “Monstra”, lidhur me vrasjen e pesë të rinjve në prill të vitit 2012 në afërsi të liqenit të Smilkovës në Shkup. Për këtë ngjarje ishin dënuar gjashtë shqiptarë me dënim të përjetshëm, por rasti ishte rikthyer në fund të vitit 2017, ndërsa të dënuarit ishin liruar nga paraburgimi.