Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur debatin rreth procedurave për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, për herë të dytë gjatë presidencës së tij.
Ligjvënësit pritet të votojnë fillimisht për rregullat e debatit të së mërkurës.
“Ne jemi duke debatuar për një masë historike në një skenë aktuale krimi, dhe nuk do të arrinim deri këtu nëse nuk do të ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara”, ka thënë kongresisti demokrat, Jim McGovern.
Ai ka akuzuar Trumpin për "rritje të zemërimit të turmës së dhunshme” dhe ka thënë se “është mrekulli që nuk kanë vdekur më shumë persona”.
“Nuk do ta harroj kurrë çfarë kam parë kur kam shikuar në sytë e atyre sulmuesve në këto hapësira. Kam parë djallëzi”.
SHIKONI EDHE: Si do të ndodhë gjykimi i dytë ndaj Trumpit?Nëse rregullat e debatit miratohen, atëherë më vonë gjatë ditës do të votohet për një artikull që akuzon Trumpin për nxitje të kryengritjes gjatë një fjalimi që ka bërë javën e kaluar, i cili ka rezultuar me trazira në ndërtesën e Kongresit.
Për pasojë, pesë persona kanë vdekur gjatë sulmit.
SHIKONI EDHE: FBI paralajmëron qindra aktakuza për dhunën në Uashington