Erdogan i quan ngjarjet në SHBA "turp për demokracinë"

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se sulmi në Kongresin amerikan nga mbështetësit e presidentit aktual, Donald Trump është një turp që ka "tronditur njerëzimin".

Erdogan, i cili ka një miqësi me presidentin Trump, kishte pritur tre ditë para se ta uronte Joe Bidenin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Por, ai nuk hezitoi që të dënojë ngjarjet e dhunshme të së mërkurës që sipas tij ndodhën në "të ashtuquajturin djep të demokracisë".

"Ky është turp për demokracinë", u tha Erdogan gazetarëve të premten në Stamboll.

"Shpresojmë që tranzicioni (i pushtetit) te Biden në 20 janar të jetë paqësor dhe se paqja do të kthehet në Amerikë", tha presidenti i Turqisë.

Your browser doesn’t support HTML5

Bota e shokuar nga dhuna në Uashington

Marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin u përkeqësuan pas grushtshtetit e dështuar më 2016, për të cilin Erdogan e fajëson një klerikun fetar Fetullah Gulen, që gjendet në SHBA. Uashingtoni ka refuzuar thirrjet e Ankarasë për ekstradimin e Gulenit.

Megjithatë, miqësia e Erdoganit dhe Trumpit ka ndihmuar që Turqia të mos jetë subjekt i sanksioneve amerikane, për shkak të përkeqësimit të të drejtave të njeriut.