Një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur të mërkurën në Pozheran të Vitisë. Një person ka vrarë bashkëshorten, dy fëmijët e tij dhe me pas ka kryer vetëvrasje.
Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një njoftimi ka thënë se sipas informacioneve fillestare “dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje”.
“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipi mjekësor, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat do të dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se motivet e kësaj vrasjeje të shumëfishtë ende nuk dihen.