Në meshën e Krishtlindjes, thirrje për paqe dhe ndihmë ndaj njëri-tjetrit

Your browser doesn’t support HTML5

Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha e Krishtlindjes, e cila u udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, i cili tha se pandemia e ka ndryshuar sjelljen tonë, mënyrën e komunikimit dhe jetën në përgjithësi. "Pavarësisht, kësaj kremtimi këtë vit do të jetë më i bukur, pasi do të festojmë më me përshpirtëri, do të jemi më të aftë për ta ndjerë praninë e Zotit", tha Dodë Gjergji. Ai ftoi përgjegjësit institucional dhe politik që të rindërtojnë besimin e humbur mes njëri-tjetrit.