Derisa imunizimi kundër koronavirusit pritet të nisë këtë të diel në vendet e Bashkimit Evropian, doktor Tobias Welte, nga Qendra gjermane për Sëmundje Infektive, nuk është optimist se normaliteti do të kthehet përpara verës.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Welte thotë se vaksina Pfizer/BioNTech është e sigurt dhe parandalon sëmundjen e rëndë nga koronavirusi, por ai paralajmëron se jo gjithçka është “bardh e zi” dhe se efektet afatgjate të vaksinës duhet të monitorohen.
Welte porosit ata që kundërshtojnë vaksinimin se parandalimi i përhapjes së koronavirusit “është përgjegjësi sociale”.
Ai po ashtu tregon se çfarë ka shkuar keq me Gjermaninë, e cila sot thyen rekorde të të infektuarve. Ky vend,ka qenë dikur model i trajtimit të krizës me koronavirus.
Radio Evropa e Lirë: Doktor Welte, rregullatorët e Bashkimit Evropian e kanë miratuar vaksinën Pfizer/BioNTech më 21 dhjetor, gati tri javë pasi rregullatori britanik ia ka dhënë asaj dritën jeshile. A jemi vonuar?
Tobias Welte: Duhet bërë dallim midis asaj që ka bërë SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar dhe asaj që ka bërë BE-ja. SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë të ashtuquajturin pranim emergjent të vaksinës. Në këtë rast, nëse paraqiten efekte anësore, ju si pacient që jeni vaksinuar, jeni vetë përgjegjës.
BE-ja, në anën tjetër, ka bërë pranimin profesional të vaksinës. Kjo do të thotë se për çfarëdo efekti anësor, përgjegjëse janë kompanitë farmaceutike. Nga perspektiva epidemiologjike, tri javë më herët ose tri javë më vonë nuk bëjnë ndonjë ndryshim.
SHIKONI EDHE: Negociatat konfidenciale për vaksinënRadio Evropa e Lirë: Por, vendi juaj, Gjermania, dhe të tjerë kanë bërë presion që të nisë vaksinimi. Pra, jeni të bindur se të gjitha kontrollet e sigurisë janë kryer…
Tobias Welte: Mendoj se nuk është bardh e zi. E dimë se në një periudhë afatshkurtër, vaksina është e sigurt, është efikase. Por, ne nuk kemi të dhëna afatmesme apo afatgjate. Çdo herë mund të ndodhin efekte anësore. Gjatë pandemisë së gripit të derrave, vaksina suedeze Pandemrix ka shkaktuar narkolepsi te të rinjtë dhe të rejat dhe ajo është paraqitur 6 deri në 12 muaj pas vaksinimit.
Këto janë gjëra që tani për tani nuk i dimë, andaj duhet ta përcjellim me kujdes programin e vaksinimit kundër koronavirusit. Ajo që mund të themi është se me përvojën që kemi tani, vaksina është e sigurt. Ajo që do të vijë më vonë, duhet të vëzhgohet.
SHIKONI EDHE: Varhelyi: Po punojmë që vaksinat të jenë të disponueshme për Ballkanin P.Radio Evropa e Lirë: Shpërndarja e vaksinës në vendet e BE-së pritet të fillojë brenda ditësh. Ju, në Gjermani, a do ta nisni vaksinimin sapo t’i merrni dozat e para, apo do t’i prisni edhe vendet e tjera për të nisur në të njëjtën kohë?
Tobias Welte: Plani në Gjermani është që të nisim të dielën ose të hënën. Gjermania ka vendosur të nisë vaksinimin vetëm në shtëpi të pleqve. Për fat të keq, numri i dozave që priten në dhjetor, nuk është aq i lartë. Nuk do të kemi doza të mjaftueshme për të gjithë ata që jetojnë në shtëpi të kujdesit.
Gjendja do të duhej të jetë më e mirë në janar, por unë jam pak i kujdesshëm, të presim dhe të shohim. Po ashtu duhet kujtuar se për të qenë e efektshme vaksina, duhen dy doza. Dhe, për dallim nga vendet e tjera, Gjermania nuk u ka dhënë prioritet punëtorëve të kujdesit shëndetësor, gjë që ka shkaktuar debat. Unë personalisht mendoj se është një vendim i gabuar, por në rregull.
Deri në 60 milionë të vaksinuar në Gjermani deri në verë
Radio Evropa e Lirë: Kur mendoni se publiku i përgjithshëm do ta marrë vaksinën?
Tobias Welte: Programi zhvillohet javë pas jave, muaj pas muaji. Këtu në Gjermani nis me të moshuarit mbi 80 dhe 90 vjeç. Është rekomanduar që në shkurt ose mars të vazhdojë me pacientët onkologjikë. Do të jetë verë kur shumica e popullsisë do të vaksinohet.
Your browser doesn’t support HTML5
Radio Evropa e Lirë: Sa njerëz do të vaksinohen në Gjermani, le të themi, deri në verë?
Tobias Welte: Është një gamë shumë e gjerë, por diku midis 30 dhe 60 milionë.
Radio Evropa e Lirë: A është e mjaftueshme për imunitetin e tufës?
Tobias Welte: Po, 60 milionë do të jetë mjaftueshëm. Por, këtu ka një problem, sepse Gjermania ka shumë armiq të vaksinimit. Do të na duhet një fushatë reklamuese, të tregohet se cilat janë efektet anësore, edhe nëse ato nuk janë shumë të rënda.
Radio Evropa e Lirë: Çfarë iu thoni njerëzve që nuk duan të vaksinohen?
Tobias Welte: Përpiqem t’i bind se sëmundja COVID-19 është e rëndë, se norma e vdekshmërisë është 1.5 për qind në popullsinë e përgjithshme, por është mbi 20 për qind te të moshuarit. Është përgjegjësi sociale për të bërë gjithçka, për të ndaluar transmetimin e virusit.
SHIKONI EDHE: “Projekti Shpejtësia e dritës” rezultoi me vaksinëRadio Evropa e Lirë: Kur mendoni se vaksina do ta lejojë kontrollin e pandemisë?
Tobias Welte: Ne e dimë se vaksina është efektive për të parandaluar sëmundjen e rëndë. Por, nuk e dimë nëse është efektive në ndalimin e transmetimit të virusit. Mund të ndodhë që nuk jeni të sëmurë, por të jeni infektues. Kjo është diçka që duhet të zbulohet. Andaj, duhet të vazhdojmë me masat mbrojtëse, si maska, distanca. Jam i sigurt që nuk do t’i kthehemi normalitetit deri në verë, por mund të jetë edhe më vonë.
Gjermania është vonuar me masat
Radio Evropa e Lirë: Gjermania ka regjistruar numra rekord të të infektuarve dhe viktimave. Ky vend ka qenë një lloj modeli për pjesën tjetër të botës gjatë valës së parë të pandemisë. Çfarë ka shkuar keq?
Tobias Welte: Jemi vonuar në valën e dytë. Unë mendoj se jemi vonuar tri javë me masat. Problemi tjetër është se në valën e dytë, nuk kemi qenë në gjendje ta mbajmë virusin jashtë shtëpive të pleqve. Pra, vdekshmëria lidhet fuqishëm me të moshuarit dhe shtëpitë e pleqve janë vende kritike.
Radio Evropa e Lirë: Si planifikoni ta sillni situatën nën kontroll?
Tobias Welte: Zyrtarisht kemi një izolim të fortë. Shkollat janë të mbyllura, çerdhet janë të mbyllura, nuk lejohet të takoni numër të madh njerëzish… Por, respektimi i masave ka qenë shumë më i mirë në pranverë. Shumë njerëz bëjnë atë që nuk duhet bërë. Nëse numrat nuk bien, mund të ndodhë që izolimi të zgjatet. Në disa qytete në Gjermani, njerëzit tashmë nuk lejohen të dalin nga shtëpitë nga orët e pasdites ose mbrëmjes.
SHIKONI EDHE: Gjermania me rekord rastesh të reja me koronavirusRadio Evropa e Lirë: A jeni të shqetësuar për variantin e ri të koronavirusit, që është detektuar fillimisht në Britani?
Tobias Welte: Të jem i sinqertë, jo. Është normale të ketë mutacione të reja. Ndodh gjithmonë në epidemitë virale. Dhe, normalisht, nëse mutacionet janë më të transmetueshme, më ngjitëse, ato janë më pak virulente. Për ta bërë më të thjeshtë, nëse mutacioni investon energji për t’u bërë më infektues, ai humb energji në vrasjen e njerëzve. Ndoshta mutacionet e reja të virusit janë një mesazh i mirë, nuk e dimë ende.