Dhjetë viktima dhe 137 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tha se tri viktima u regjistruan në Prizren, dy në Prishtinë dhe nga një në Drenas, Gjilan, Obiliq, Skenderaj dhe Suharekë.
Rastet e reja pozitive rezultuan nga testimi i 841 mostrave, tha IKSHPK-ja.
Në njoftim po ashtu thuhet se në 24-orëshin paraprak, 382 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 49,306.
Prej tyre, 1,272 pacientë kanë vdekur dhe 37,155 janë shëruar.
Numri i rasteve aktive aktualisht është 10,879.
SHIKONI EDHE: Negociatat konfidenciale për vaksinën