Mbetjet mortore të dy personave u gjetën të premten në Kosovë, konfirmuan autoritetet.
Njëri rast u gjet në varrezat e Komunës së Rahovecit, ndërsa tjetri në varrezat e Lagjes Tusuz në Prizren.
Ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore tha se mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për analiza.
Ky ekip ka nisur mëngjesin e sotëm gërmimet në vendet e caktuara.
Valon Hyseni, doktor në Institutin e Mjekësisë Ligjore nga terreni, tha se trupat e gjetur janë varrosur nga forcat serbe, gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, tha për Radion Evropa e Lirë se këto gërmime kanë nisur pas disa informacioneve dhe urdhëresës nga autoritetet e sistemit të drejtësisë.
"Këto punë po bëhen pas urdhëresës nga Prokuroria. Janë informata, të cilat vijnë dhe i përpunojmë ne, dhe normalisht që ne jemi të detyruar që t'i kontrollojmë këto terrene", tha Gërxhaliu.
Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-‘99.