Hunter Biden po hetohet për çështje të taksave

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden (djathtë) dhe djali i tij, Hunter Biden (majtë).

Hunter Biden, djali i presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka thënë se është duke u hetuar për çështje të taksave. Hetimi po kryhet nga prokurorët federalë në Delauerë.

Hunter Biden tha se ai e ka marrë këtë çështje "shumë seriozisht" por shtoi se ishte i bindur se një "rishikim objektiv" do të tregonte se ai i kishte punuar "ligjërisht dhe në mënyrë të rregullt".

Ai tha se u informua për hetimin të martën, por nuk bëri të ditur ndonjë detaj të mëtejshëm në lidhje me rastin.

Ekipi i tranzicionit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, tha se presidenti i zgjedhur ishte "thellësisht krenar për djalin e tij".

Hunter Biden ishte një shënjestër e sulmeve të republikanëve gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2020. Prania e tij në bordin e një firme energjetike ukrainase ishte në qendër të procesit të shkarkimit kundër presidentit, Donald Trump, në fillim të këtij viti.