Shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës dhe në Mal të Zi, duhet të gëzojnë të drejta të barabarta sikurse të gjithë qytetarët e tjerë, tha ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Pas takimit që ka zhvilluar me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Haradinaj-Stublla tha se Kosova dhe Shqipëria si dy shtete demokratike, kanë bashkëpunim të ngushtë në rrugëtimin e përbashkët euroatlantik.
“Si të gjitha komunitetet tjera të respektuara në Kosovë dhe në Serbi, edhe komuniteti shqiptar duhet të gëzojë të drejta në Serbi dhe në Mal të Zi dhe të mos diskriminohet skajshëm siç vazhdon të jetë gjendja sot”, tha Haradinaj-Stublla.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se Shqipëria dhe Kosova janë duke marrë përgjegjësi për mirëqenien e shqiptarëve në rajon.
“Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë nevojë për përmirësimin e gjendjes së tyre, por ky është një proces i gjatë. Në arenën ndërkombëtare, ne kemi qenë zë i tyre”, tha Cakaj.
Të dy ministrat folën edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke ripërsëritur qëndrimin e Kosovës për njohje reciproke.
Ministri në detyrë Cakaj, foli edhe për procesin e liberalizimit për qytetarët e Kosovës.
“Është një qasje e padrejtë e Bashkimit Evropian sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, pasi Kosova i ka plotësuar kushtet për këtë proces”, tha Cakaj.
Në këtë takim u nënshkruan edhe tri marrëveshje, që janë vazhdimësi e nismave nga mbledhja e dy qeverive, të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.